CS GO: Ribashkohen ish-‘Blink’: Bad News Eagles nga Kosova në vendin e parë në ranglistën e ballkanit dhe 21-të në botë

Pesë lojtarët dhe trajneri që arritën të ngjitën në vendin e 23-të të renditjes botërore në janar, kanë bashkuar sërish forcat pas largimit nga organizata shqiptare.

Sport

07/02/2022 22:58

“Superskuadra shqiptare” është rikthyer në rrugën e tyre pas një fundi të turbullt në janar. Dy javë pasi arritën renditjen më të lartë të tyre ndonjëherë në HLTV, Rigon ‘rigoN’ Gashi dhe Sener ‘SENER1’ Mahmuti ndanë rrugët me organizatën, duke përmendur një prishje negociatash në lidhje me rinovimin e kontratave.

E ardhmja e skuadrës u vu në pikëpyetje pasi Dionis ‘sinnopsyy” Budeci, Genc “gxx-“ Kolgeci dhe Flatroj ‘juanflatroo’ Halimi fillimisht mbetën pjesë e BLINK, por formacioni është ribashkuar pasi treshja ishin liruar para kohe nga kontrata e tyre. Pesë lojtarët premtues dhe trajneri i tyre tani janë agjentë të lirë në kërkim të një organizate për të përfaqësuar.

‘Bad News Eagles’ është tashmë një perspektivë e nxehtë në treg si një formacion që mund të blihet pa klauzolë, pak para fillimit të një cikli të ri garash.

Skuadra e Bad News Eagles tashmë përbëhet nga sinnopsyy, gxx-, juanflatroo, SENER1 (të katër shtetas së Kosovës), dhe rigoN (shtetas i Zvicrës), me trajner stikle- (shtetas i Shqipërisë).

‘Bad News Eagles’ janë skuadra e renditur në vendin e 21-të në ranglistën botërore dhe e para në ballkan. /Lajmi.net/