CR7 pyetet për më të mirin në Itali, përgjigja e tij është epike

Cristiano Ronaldo ka thënë se ai është lojtari më i mirë në futbollin italian.

Sport

28/12/2019 10:11

Portugezi ka arritur të fitojë çmimin e më të mirit në Itali, pas paraqitjeve të mira te Juventus.

Në një intervistë dhënë së fundi, Ronaldo është pyetur për lojtarin më të mirë në Itali, ku ka zgjedhur veten për këtë çmim.

“Lojtari më i mirë në Itali? Ju e dini, unë kam fituar çmimin e ligës. Kështu që tani jam unë”, ka deklaruar Ronaldo, përcjell lajmi.net.

“Vitin tjetër, nuk e di. Por më duhet të them se ka shumë lojtarë të mirë aty”./Lajmi.net/