“CR7 meriton Topin e Artë, vendimi për të lënë Realin duhet t’i vlerësohet’

Vendimi i Cristiano Ronaldos për të lënë Real Madridin për Juventusin duhet të vlerësohet ka thënë Andre Villas Boas, i cili mbështetë 34 vjeçarin në garën për Topin e Artë.

Sport

30/11/2019 11:56

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Virgil van Dijk janë kandidatët favorit për Topin e Artë këtë vit.

Messi ka vënë kandidaturën pas paraqitjeve të mira te Barcelona, ku udhëheqi këtë skuadër drejt suksesit në La Liga, ndërsa Van Dijk, ndihmoi Liverpoolin në triumfin në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Ronaldo festoi titullin e parë në Serie A, e po ashtu me Portugalinë fitoi Ligën e Kombeve në edicionin e saj të parë.

“Është vështirë, unë jam portugez dhe sigurisht që e mbështesë Ronaldon më shumë”, është përgjigjur fillimisht Villas Boas, përcjell lajmi.net.

“Cristiano mori përsipër një rrezik kur la skuadrën më të mirë në botë, me më së shumti tituj në botë. Ky lloj i rrezikut duhet vlerësuar. Të luash në Itali dhe të shënosh gola është e vështirë”.

“Messi është akoma te klubi i tij, Barcelona, e cila është një skuadër e madhe. Ai është i gatshëm të bëjë diferencën”.

“Por unë jam më shumë me Cristianon sepse jam portugez. Të dy ata janë të jashtëzakonshëm, është vështirë të zgjedhësh. Topi i Artë është një garë në mes tyre”.

“Të kesh këta dy lojtarë në të njëjtën gjeneratë dhe t’i shikosh ata është absolutisht e jashtëzakonshme. Ata janë jashtëtokësorë”./Lajmi.net/