COVID-19 / Prishtina sërish prin me raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 193 raste të reja me koronavirus në vend.

Lajme

13/08/2020 15:20

Në 24 orët e fundit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë regjistruar edhe 193 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 491 mostra të marra, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit zyrtar të IKSHPK-së, Prishtina përsëri prin me raste dhe vetëm brenda 24 orëve janë regjistruar 56 raste të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/