COVID-19 ia merr jetën edhe këngëtarit të “Milli Vanilli”, John Davis

John Davis vdiq pas infektimit me COVID-19.

ShowBiz

27/05/2021 16:16

Një nga zërat e dyshes së muzikës pop “Milli Vanilli”, ka vdekur në moshën 66 vjeçare, pas betejës me COVID0-19, konfirmoi vajza e tij, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Vajza e John Davis, Jasmin, me anë të një postimi zbuloi se babai i saj vdiq më 24 maj, ku shkruan “Babai im vdiq këtë mbrëmje nga koronavirusi”.

Ajo vazhdoi, “Ai bëri shumë njerëz të lumtur me të qeshurën dhe buzëqeshjen e tij, shpirtin e tij të lumtur, dashurinë dhe veçanërisht përmes muzikës së tij. Ai i dha aq shumë botës! Ju lutemi jepni atij duartrokitjet e fundit. Do të na mungojë shumë ”.

Dyshja “Milli Vanilli”, u bë e njohur për publikun nga anëtarët Fabrice Morvan dhe Rob Pilatus.

Ata fituan një Grammy për “Artistin e Ri më të Mirë” më 1990 pasi albumi i tyre shumë i suksesshëm “Girl You Know It’s True”, u lansua një vit më parë. /Lajmi.net/