Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

COVID-19 ‘goditi’ çmimet e futbollistëve: Rënie të madhe pësojnë edhe lojtarët e Kosovës

10:07 | 9 Prill 2020

Transfermarkt të mërkurën ka publikuar vlerat e reja të futbollistëve, dhe shkaku i krizës së COVID-19, u vërejt një rënie e madhe.

Rënie kanë pësuar pothuajse të gjithë futbollistët, filluar nga Kylian Mbappe, Lionel Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo.

Kjo rënie, ka prekur edhe futbollistët e Kosovës. Lajmi.net ka shikuar ndryshimet e vlerave, dhe ka vërejtur rënie të ‘Dardanët’.

Milot Rashica, lojtari më i vlefshëm i Kosovës, ka pësuar rënie prej 7 milionë euro. Nga ish vlera prej 35 milionë euro, tani ylli i Werder, vlen 28 milionë euro në Transfermarkt, përcjell lajmi.net.

Vedat Muriqi tani vlen 9.5 milionë euro, dhe vlera e tij para COVID-19 ka qenë 12 milionë euro. Rënie kanë pësuar edhe futbollistët e tjerë.

Milot Rashica| Nga 35 milionë në 28 milionë euro

Vedat Muriqi| Nga 12 milionë euro në 9.5

Amir Rrahmani| Nga 12 milionë euro në 9.5 milionë euro

Valon Berisha| Nga 5 milionë euro në 4 milionë euro.

Rënie kanë pësuar edhe futbollistët e tjerë, dhe në pjesën e mëposhtme, gjeni vlerat aktuale të lojtarëve të Kombëtares së Kosovës:

/Lajmi.net/