Covey: Thaçi njihej si drejtues politik

Dëshmitari James Jock Covey po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Ai ka qenë zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, transmeton lajmi.net. Sot Covey deklaroi  në Hagë se Hashim Thaçi është njohur si drejtues politik. Kjo deklaratë e Covey u dha kur iu prezantua një video, e cila tregonte për prezencën…

Lajme

01/10/2025 11:47

Dëshmitari James Jock Covey po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Ai ka qenë zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, transmeton lajmi.net.

Sot Covey deklaroi  në Hagë se Hashim Thaçi është njohur si drejtues politik.

Kjo deklaratë e Covey u dha kur iu prezantua një video, e cila tregonte për prezencën e Thaçit në qytetin e Rahovecit.

 

“Njihej si drejtues politik”, tha Covey për Thaçin.

Në videon që iu shfaq dëshmitarit dëgjohej një zë duke thënë se “Më mijëra janë mbledhur në qytezën e Rahovecit për të përshëndetur Thaçin”./lajmi.net/