Courtois reagon pas eliminimit nga LK – ka fjalë të mëdha për Chelsea

Thibaut Courtois dështoi që të mbante portën e paprekur ndaj Chelseas dhe kësisoj Real Madrid janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Sport

06/05/2021 10:35

Courtois pas ndeshjes ka reaguar duke thënë se Chelsea janë mbrojtur shumë mirë në këtë takim, transmeton lajmi.net.

Për BT Sports, belgu gjithashtu tha: “Ne [Real Madrid] dëshiruam që të kualifikohemi në finale, ishte ëndrra jonë. Skuadra kundërshtare ishin shumë të organizuar dhe u mbrojtën mirë”, tha ai.

Ai mendon se në qoftë se Benzema do të shënonte nga rastet që pati, takimi do të merrte krejtësisht një përfundim tjetër.

Timo Werner dhe Mason Mount e bënë diferencën e kësaj ndeshje, duke shënuar golat e kualifikimit për ‘Blutë’ e Londrës./Lajmi.net/