Courtois me synim të veçantë kundër Man City
Thibaut Courtois do të ketë një synim shtesë anash fitores, kundër Manchester City.
Sport
Portieri belg do të ketë punë të vështirë këtë javë në Ligën e Kampionëve, kur do t’i duhet të ruaj portën e paprekur kundër Manchester City.
Real Madrid udhëton drejt ‘Etihad Stadium’ me disavantazhin 1:2, kurse portieri Courtois do të ketë një synim të veçantë.
Courtois do ta sfidojë veten për të mos pranuar gol, dhe nëse e bën këtë, do të ishte hera e parë për të që nuk pranon gol ndaj Man City, transmeton lajmi.net.
Në nëntë ndeshje kundër ‘Citizens’, belgu ka pranuar 11 gola.
Ai u obligua ta nxirrte topin nga rrjeta së paku një herë në secilën ndeshje të luajtur ndaj Manchester City.
Mbetet të shihet nëse këtë javë në Ligën e Kampionëve ai do të thyej ‘mallkimin’. /Lajmi.net/