Costa shkon në Shqipëri, pritet nga Rama

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka arritur në Shqipëri, në kuadër të vizitës së tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor. I njëjti dje ishte edhe në Kosovë, ku u takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Në kryeqytetin shqiptar, Tiranën, ai u prit nga kryeministri Edi Rama. Costa do të…

Lajme

15/05/2025 16:50

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka arritur në Shqipëri, në kuadër të vizitës së tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

I njëjti dje ishte edhe në Kosovë, ku u takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Në kryeqytetin shqiptar, Tiranën, ai u prit nga kryeministri Edi Rama. Costa do të marrë pjesë në takimin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian që do të bëjë bashkë  udhëheqës nga i gjithë kontinenti, të premten, më 16 maj.

Në mesin e shteteve pjesëmarrëse është edhe Kosova, vendi do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Tema e takimit që mbahet në kryeqendrën shqiptare është “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

47 krerë shtetesh dhe qeverish janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian.

Siç bëhet e ditur në agjendën e publikuar në faqen e Këshillit Evropian, tri tryeza të rrumbullakëta të nivelit të lartë do të zhvillohen më pas rreth temave si: siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, përfshirë luftën agresionale të Rusisë kundër Ukrainës, konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike si dhe sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve

BE-ja do të përfaqësohet në takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.