Costa-Hazard, fiton Chelsea
Chelsea fitoi ndaj Leicester Cityt me rezultat 2:0 në Stamford Bridge dhe ruajti bilancin perfekt pas dy xhirosh në Premierligë. Diego Costa dhe Eden Hazard i shënuan golat.
Sport
Chelsea mposhti Leicester Cityn me rezultat 2:0 në Stamford Bridge në kuadër të xhiros së dytë në Premierligë.
Pas një pjese të parë pa gola, Blues e thyen rezistencën e kundërshtarit me dy shënime në pjesën e dytë. Përforcimi i ri Diego Costa e kaloi Chelsean në epërsi me golin e tij në minutën e 63-të.
Kurse, avantazhin e vendasve e dyfishoi mesfushori Eden Hazard në minutën e 77-të. Më nuk pati gola dhe skuadra e Jose Mourinhos e ruajti bilancin perfekt pas dy xhirove të para në sezonin e ri.