Costa, futbollisti më i mirë i gushtit
Sulmuesi i Chelseas, Diego Costa është shpallur futbollisti më i mirë në Premierligë për muajin gusht. Kurse, çmimi i menaxherit i takoi strategut të Sëanseas, Garry Monk.

Sport
Menjëherë protagonist, Diego Costa, përforcimi i Chelseas i ardhur nga Atletico Madrid gjatë afati kalimtar të verës është votuar si futbollisti më i mirë i muajit gusht në Premierligë.
Reprezentuesi spanjoll realizoi katër gola në tri ndeshjet e para të sezonit, të fituara nga Blues.
Kurse, çmimi i menaxherit më të mirë në Premierligë për muajin gusht i takoi strategut të Sëansea, Garry Monk i cili udhëhoqi skuadrën e tij drejt tri fitoreve të njëpasnjëshme me çka kryeson në renditje nën shoqërinë e Chelseas.