Costa do largohet në janar, Atletico synon transferimin e Milik

Sulmuesi Diego Costa ka vendosur ta ndërprejë kontratën me Atletico Madridin, që tani synojnë të transferojnë sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik.

Sport

28/12/2020 17:51

Ish sulmuesi i Chelseas ka kërkuar nga klubi që t’i lejohet të largohet si agjent i lirë, kërkesë që thuhet se është pranuar nga klubi, transmeton lajmi.net.

Disa klube braziliane dhe kineze kanë shprehur interesim, derisa “Los Rijoblancos” kanë rikthyer vëmendjen të Milik.

Polaku nuk është pjesë e planeve të Gennaro Gattuosos, por është i lidhur gjithashtu me Juventusin.

Napoli thuhet se kërkon 15 milionë euro për lojtarin ose nuk do e lejojë të largohet, pavarësisht që kontrata i skadon në qershor./Lajmi.net/