Costa, Depay dhe Origi në ‘radarin’ e Juventusit

Juventusi është duke vëzhguar disa sulmues si Diego Costa, Memphis Depay dhe Divock Origi.

Sport

30/12/2020 08:28

“Bianconerët” thuhet se kërkojnë një alternativë të Alvaro Moratas, derisa favorit mbetet Florente Llorente nga Napoli, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, sipas Tuttosport, në ‘radarin’ e klubit italian ndodhen edhe tre yjet e tjerë.

Costa ka ndërprerë kontratën me Atleticon, andaj është i lirë që t’i bashkohet cilës skuadër që të dojë.

Depay ka kontratë deri në qershor me Lyonin, por klubi do ta shesë për shumën e duhur edhe pse prioritet i holandezit është Barcelona.

Kurse, për Origin thuhet se agjentët e tij janë duke e ofruar në të gjithë Evropën.

25-vjeçari nuk ka vend në formacionin e Klopp është i lirë të largohet në formë huazimi me opsion blerje./Lajmi.net/