Correa sot zhvillon stërvitjen e parë me Interin, i gatshëm për ndeshjen ndaj Veronës

Joaquin Correa do të jetë përforcimi i radhës i Interit.

Sport

26/08/2021 10:36

Skuadra e Interit nuk e ka zyrtarizuar ende transferimin e Correas megjithatë ky i fundit tashmë ka kryer testet mjekësore, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Futbollisti sot do të zhvillojë stërvitjen e parë në drejtim të Simone Inzaghit ndërsa do të ftohet për ndeshjen e nesërme kundër Veronës.

‘Nerazzurët’ kanë arritur marrëveshje me Lazion për transferimin e sulmuesit në formë huazimin për një sezon me obligim blerje më pas për 30 milionë euro plus një milionë bonuse.

Kampionët e Italisë e zëvendësuan Romelu Lukaku me dyshen Edin Dzeko dhe Romelu Lukaku.

Gjiganti italian synon të përsërisë suksesin e edicionit të kaluar dhe të triumfoj sërish në kampionat. /Lajmi.net/