Çorluka, lajm i keq për Kosovën
Vedran Çorluka, i cili pësoi lëndim në ndeshjen e fundjavës që shkoi me Lokomotivën e Moskës, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 6 tetorit ndaj përfaqësueses kosovare.
Sport
Kroatët e kanë marrë një lajm të mirë para ndeshjeve me Kroacinë dhe Finlandën, shkruan indeks.hr.
Në fakt, Vedran Çorluka, i cili pësoi lëndim në ndeshjen e fundjavës që shkoi me Lokomotivën e Moskës, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 6 tetorit ndaj përfaqësueses kosovare, raporton Zëri.
“Çorluka ka pësuar tërheqje muskulore, por rezultatet e rezonancës magnetike kanë sjell optimizëm se ai mund të luajë në dy ndeshjet e tetorit”, thotë mjeku i Lokomotivës, Boris Nemec.