Corinthians nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me Fernandinhon
Skuadra braziliane, Corinthians, nuk janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin Fernandinho.
Sport
Futbollistit i skadon kontrata në verën e këtij viti dhe, siç u shpreh vetë ai ditë më parë, nuk e ka ndërmend të vazhdojë me “Qytetarët”.
Futbollisti mbush 37 vjet në muajin e ardhshëm, përderisa e ka humbur që një kohë vendin e titullarit në formacionin e Pep Guardiolas.
Lajmin për mosinteresim të skuadrës braziliane për lojtarin e ka konfirmuar gazetari Jorge Nicola për Sport Witnes. /Lajmi.net/