COPE: Atletico Madrid do të largohet nga Superliga, vetëm nëse largohen të gjithë
Sot është mbajtur një mbledhje nga 12 klubet themeluese të Superligës, ku vetëm Manchester City është larguar.
Sport
E përditshmja spanjolle, COPE, raporton se pas takimit nuk ka pasur ndonjë largim tjetër nga Superliga, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu, ata raportojnë se Atletico Madrid nuk është duke menduar largimin nga kjo ligë, përkundë raportimeve se Los Colchoneros kinse janë tërhequr.
“Atletico Madrid është investuar shumë në Superligë dhe do ta linte atë vetëm nëse të gjithë largohen”, raporton COPE.
Skuadër tjetër e cila thuhej të jetë larguar është Chelsea, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi ata kanë shprehur vetëm dyshime mbi këtë Superligë./Lajmi.net/