Conte shtyn për transferimin e Zaniolo

Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë në radarin e Tottenham Hotspur. Skuadra e Tottenham, me dëshirën e Antonio Conte, po shtyn për transferimin e italianit Nicolo Zaniolo. ‘Gazzetta dello Sport’ thotë se disa lojtarë të Tottenham ishin përfshirë për ta ftuar Zaniolo që t’i bashkohej Spurs, gjatë miqësores që luajtën dy skuadrat, përcejll lajmi.net. Roma thuhet…

Sport

04/08/2022 11:20

Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë në radarin e Tottenham Hotspur.

Skuadra e Tottenham, me dëshirën e Antonio Conte, po shtyn për transferimin e italianit Nicolo Zaniolo.

‘Gazzetta dello Sport’ thotë se disa lojtarë të Tottenham ishin përfshirë për ta ftuar Zaniolo që t’i bashkohej Spurs, gjatë miqësores që luajtën dy skuadrat, përcejll lajmi.net.

Roma thuhet se janë gati të pranojnë ofertën për Zaniolo, nëse londinezët ofrojnë 50 milionë euro.

Tottenham janë gati që në ofertë të përfshijnë edhe lojtarë si Sergio Reguilon, Japhet Tanganga, Tanguy Ndombele apo Giovanni Lo Celso.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një ofertë konkrete drejt zyrave të Romës, për kartonin e Zaniolo. /Lajmi.net/