Conte, selektor i ri i Italisë

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka arritur marrëveshje me ish trajnerin e Juventusit, Antonio Conte, që ai të emërohet në postin e selektorit të Azzurrëve.

Sport

14/08/2014 17:08

Antonio Conte do të jetë selektor i ri i Italisë. Ish trajneri i Juventusit do t’i udhëheqë Azzurrët që mbetën pa strateg pas largimit të Cesare Prandellit pas aventurës së dështuar në Kampionatin botëror në Brazil.

Sipas Gianluca di Marzio nga “Sky Sport”, Conte ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).

Ai ka definuar edhe stafin e tij që do të përbëhet nga ata që i kishte me vete në Juventus, Alessio, Carrera e Bertelli.

Nuk do të jetë Filippi, përgatitësi i portierëve i cili mbeti në Juventus me Massimiliano Allegrin.