Conte: Nuk po mendojmë për titullin, fokusi ynë është diku tjetër

Trajneri I Interit, Antonio Conte, ka zhvilluar një konferencë për shtyp një ditë përpara ndeshjes ndaj Udinese në Serie A.

Sport

22/01/2021 14:27

Cotne thotë se Neroazurët janë në rrugën e duhur me fitoren ndaj Juventusit, por thotë gjithashtu se nuk duhet nënvlerësuar një skuadër sikurse Udinese.

Javën e kaluar, Interi i Contes e ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-0, ndërsa nesër do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të ardhshme ndaj Udinese në Dacia Arena, shkruan lajmi.net.

“Ju nuk duhet të luani kundër askujt pa pasur seriozitet të lartë, sidomos jo ndaj Udinese. Ata kanë një skuadër shumë të mirë dhe janë mirë të strukturuar”, tha ai gjatë konferencës për shtyp.

I pyetur për garën e titullit, Conte u përgjigj se për momentin janë duke menduar vetëm për Udinesen dhe janë të gatshëm për t’u ndeshur me ta.

“Ne kemi filluar një rrugëtim të gjatë dhe jemi përmirësuar në çdo aspekt të mundshëm, kemi qëndrim të mirë gjatë këtyre ndeshjeve”, tha trajneri zikaltërve.

“Ne duhet të mendojmë për suksesin e qëndrueshëm e të vazhdueshëm, i cili në fund mund të na fitojë diçka të rëndësishme”, përfundoi Conte./Lajmi.net/