Conte në histori, kjo gjë ndodh për herë të parë në Premierligë

Antonio Conte duket se ka gjetur çelësin e suksesit te Chelsea.

Sport

20/11/2016 20:25

Trajneri italian ka nisur të pestën ndeshje radhazi me formacion të njëjtë të lojtarëve.

Ai ndeshjen ndaj Middelsbrough që Chelsea e fitoi 0-1, e nisi me këta lojtarë: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill; Moses, Kante, Matic, Alonso; Pedro, Diego Costa, Hazard.

Kjo ishte hera e pestë radhazi që Chelsea e nis ndeshjen me këtë njëmbëdhjetëshe.

Asnjëherë në histori të Premierligës, nuk ka ndodhur që një skuadër në pesë ndeshje radhazi të paraqitet me të njëjtën njëmbëdhjetëshe.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.