Conte kritikon Chelsean pas humbjes nga Juventus: Mund të bënin më shumë

Trajneri Antonio Conte ka kritikuar Chelsean pas humbjes nga Juventus.

Sport

30/09/2021 13:49

Dje, Juventus mposhti Chelsean falë golit të Federico Chiesas, shkruan lajmi,net.

Ndërsa, Conte ka zbuluar strategjinë e Juves, mirëpo beson se Chelsea mund të luante më mirë.

“Për Juventus është fitore e rëndësishme si rezultat i asaj strategjie. Juventus donte të luante një lojë të tillë”.

“Ata fituan pikët e plota ndaj kampionit të Evropës. E rikthyen shpirtin”.

“Është e rëndësishme të mbash portën e paprekur nga një sulm si i Chelseas. Lukaku kishte shansin në minutat final, por Chelsea mund të bënte më shumë”.

“Juventus nuk rrezikoi shumë, larguan topin duke mos pasur shumë posedimin”, deklaroi ai.

Juventus është lider në grup me gjashtë pikë nga dy ndeshje./Lajmi.net/