Conte ëndrron të jetë trajner i Manchester United, PSG mbetet si alternativë

Pas formës jo të mirë të Tottenhamit, trajneri Conte mund të kalojë te Manchester United.

Sport

25/02/2022 15:55

Sipas gazetës La Repubblica, Antonio Conte ëndërron të jetë trajner i Manchester United, për të ndjekur hapat e Sir Alex Ferguson.

Conte i cili humbi katër nga pesë ndeshjet e tij të fundit të Tottenham Hotspurs, pritet të largohet nga Londra në fund të sezonit, pavarësisht se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2023, raporton La Repubblica, transmeton lajmi.net.

Për trajnerin e Tottenhamit janë të interesuar edhe skuadra e PSG, nëse Mauricio Pochettino largohet.

Pochettino po ashtu lidhet me stolin e Manchester United, tash e disa kohë. /Lajmi.net/