Conte e fiton betejën ligjore kundër Chelsea
Antonio Conte ende nuk ka gjetur një skuadër të re, dhe vazhdon të përmendet në mediet italiane si kandidatë për të marrë drejtimin e Interit dhe Juventusit.
Sport
Derisa të bëhet me skuadër të re, Conte e ka fituar një betejë ligjore kundër ish skuadrës së tij, Chelsea, që detyrohet t’i paguajë italianit një dëmshpërblim prej 13 milionë euro.
Ky informacion është publikuar ekskluzivisht nga Times, duke shtuar se Conte kishte të drejtë pasi nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre në sezonin që shkojë.
Conte ishte shkarkuar nga Chelsea me 13 qershor të vitit të kaluar, dhe ka qenë prej kohësh në një betejë ligjore me ‘Blutë’ dhe Roman Abramovich, për ndërprerje të hershme të bashkëpunimit.
Ish trajneri i Kombëtares së Italisë, këtë vit pritet t’i rikthehet futbollit, dhe Serie A shihet si destinacion i ardhshëm./Lajmi.net/