Conference League: Drita luan në udhëtim ndaj Turku të Finlandës

Një tjetër skuadër kosovare luan sot në kuadër të garave evropiane.

Sport

06/07/2022 08:05

Pas Ballkani që luajti baras 1:1 ndaj Zalgiris në Prishtinë, radha për t’u testuar në Evropë është e Dritës. Gjilanasit luajnë në udhëtim kundër Inter Turku, shkruan lajmi.net.

‘Intelektualët’ luajnë në kuadër të kualifikueseve për Europa Conference League.

Ndeshja mes Inter Turku dhe Dritës luhet me fillim nga ora 17:00.

Drita janë shprehur optimistë para ndeshjes dhe presin një rezultat pozitiv nga ky udhëtim. /Lajmi.net/