Coman ka një kërkesë për zyrtarët e klubit
Kingley Coman raportohet se kërkon një pagë më të madhe te Bayern Munich.
Sport
Pas disa sezoneve të suksesshme me klubin, Coman raportohet se kërkon një rritje page, transmeton lajmi.net.
“FT” raporton se sulmuesi francez kërkon nga ‘Bavarezët’ të dyfishojnë pagën në kontratën e re, në mënyrë që të pranojë atë.
Klubet e mëdha janë duke pasur problem në rinovimin e kontratave, pasi lojtarët kërkojnë më shumë, mirëpo pandemia i ka kushtuar shumë në financa.
27 gola dhe 10 asistime janë statistikat të cilat i ka regjisturar sulmuesi i Bayern Munich këtë sezon./Lajmi.net/