Çollaku: Ndalimi i flamurit të Kosovës nga EBU është fyese
Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku ka reaguar ndaj vendimit të EBU-së për ndalimin e flamurit të Kosovës në Eurovizion duke e quajtur fyes një vendim të tillë, raporton lajmi.net.
Lajme
Madje ministri Çollaku ia ka kujtuar EBU-së rezolutat e shumta të Parlamentit Evropian ku bëhet thirrje për përfshirjen e Kosovës në Eurovizion.
Për këtë, sot gjatë ditës EBU ka kërkuar falje duke thënë se ndalesa kishte natyra të ndryshme. Dhe se sipas tyre dokumenti me flamujt e ndaluar nuk është dashur të bëhej publik.
Të enjten mbrëma është publikuar rregullorja e ‘Eurosongut’ të publikuar nga bordi i festivalit i cili vepron nën drejtimin e Unionit Evropian të Transmetuesve Publik (EBU)./lajmi.net