Çollaku i rikthehet PDK-së, thotë se AKR ishte parti familjare
Nënkryetari i AKR-së dega në Pejë, Xhavit Çollaku është rikthyer në PDK në prezencën e krerëve të kësaj partie.
Lajme
Çollaku ishte ndër themeluesit e parë të Partisë Demokratikë të Kosovës. Ishte anëtar i Kryesisë së PDK-së me degë në Pejë.
Rikthimi i tij është mirëpritur nga strukturat e PDK-së.
Në deklaratën e tij me rastin e rikthimit ai ka thënë se AKR e kishte ftuar nëntë muaj më parë për ndihmë në riformimin e partisë. Mirëpo ai ka theksuar se ishte zhgënjyer me vet organizmin dhe platformën e kësaj partie.
“Aty pash një parti familjare krejtësisht pronë private, me një lider me premtime boshe. PDK është akademi për partitë e Kosovës”, ka thënë Çollaku./Lajmi.net/