Çmimi “Heroi Sali Çekaj” iu dorëzua individëve të dalluar

Në një ceremoni të organizuar për nder të festave të fundvitit, nën patronazhin e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, të hënën është dorëzuar çmimi për drejtësi “Heroi Sali Çekaj”, që iu takoi .

Lajme

22/12/2014 17:03

Sipas ministrit Kuçi, sot e shohim se drejtësia në vendin tonë e ka një arkitekturë, ku kemi ligje të mira dhe moderne, kemi ndërtuar mundësitë që të kemi gjyqtarë, prokurorë dhe njerëz të drejtësisë me dinjitet dhe me mandat të përhershëm dhe me qasje të jashtëzakonshme për të drejtat dhe dinjitetin e tyre.

Ai tha se moto e punës së tij për katër vjetët e ardhshëm do të jetë “besimi në drejtësi”.

Ai tha se do të jetë transparent edhe në shpenzimet publike, “sikur kemi qenë deri më tani, por do të vazhdojmë me një transparencë edhe më të lartë”.

Në fund të fjalës, Kuçi tha se beson në gjyqtarët dhe prokurorët, në gardianët e vendit, në Policinë e Republikës së Kosovës dhe në të gjithë ata të cilët punojnë për drejtësi dhe katër vite nga sot, besimi në drejtësi do të jetë më i lartë.

Këtë vit ky çmim është dorëzuar për individët të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në drejtësinë e vendit tonë.

Me çmimin për drejtësi “Heroi Sali Çekaj”, u nderuan Bajram Kelmendi, Post mortem, Adem Bajari, Post mortem, Fazli Balaj, Post mortem, ish-kryeprokurori Ismet Kabashi, gjyqtari, Nebojsha Boriçiq, prokurori Elez Blakaj, akademik Esat Stavileci, prof. dr. Osman Ismaili, prof. dr. Nysret Gacaferri, Bernadetter Robberts – zv/shefe e seksionit politik në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, Peter Bach – shef i Divizionit për ngritje të kapaciteteve në EULEX, studentja Ylberina Softolli.

Çmimi “Heroi Sali Çekaj” është çmimi më i lartë që jepet nga Qeveria për kontribut të jashtëzakonshëm për drejtësinë në Kosovë, brenda apo jashtë vendit.