Çmimet “ekstreme” të derivateve pritet të vendosen në Kosovë, tani për tani litri i naftës 1.32 euro- rrezikon të bëhet 2 euro
Dje, parlamenti i Iranit ka marr vendim për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, në të cilën kalon 20% i naftës botërore. Ky vendim i tyre ka ardhur pas bombardimit amerikan të tre centraleve bërthamore në Iran. Ngushtica e Hormuzit është një kalim i ngushtë midis Iranit dhe Omanit dhe është një arterie kritike për ekonominë…

Lajme
Dje, parlamenti i Iranit ka marr vendim për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, në të cilën kalon 20% i naftës botërore.
Ky vendim i tyre ka ardhur pas bombardimit amerikan të tre centraleve bërthamore në Iran.
Ngushtica e Hormuzit është një kalim i ngushtë midis Iranit dhe Omanit dhe është një arterie kritike për ekonominë globale. Kjo ngushticë lidh Gjirin Persik me Detin Arabik dhe Oqeanin Indian, duke lejuar transportimin e naftës nga portet në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin dhe Irakun në tregjet botërore.
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit do të nënkuptonte ndërprerjen e furnizimeve me naftë kryesisht në Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut, gjë që do të shkaktonte një rritje të menjëhershme të çmimit të naftës (sipas disa vlerësimeve në mbi 100 dollarë për fuçi, dhe disa madje edhe 200).
Por, a do të ndikoj kjo në rritjen e çmimit të naftës apo mungesën e sasisë së naftës në Kosovë.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se qytetarët e Kosovës, janë aktualisht duke u shërbyer me çmimet e naftës më të lirat në regjion.
Ai ka thënë se këto çmime po rriten për shkak të luftës mes Izraelit e Iranit, shkruan lajmi.net.
“Kjo po shkakton frikë për ndërprerje të furnizimit duke ndikuar në rritjen e çmimeve. Irani prodhon një pjesë të madhe të naftës në botë dhe kontrollon ngushticën e Hormuzit, një pikë ku kalon afërsisht 20% e naftës botërore. Çdo eskalim i kësaj situate do të ndikoj më shumë në rritjen e naftës, ndërsa ndonjë marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA mund të qetësoj tregun e naftës. Çmimi i naftës në Kosovë sigurisht që ndikohet gjithashtu nga këto zhvillime gjeopolitike për shkak që Kosova importon pjesën me të madhe të naftës”, ka thënë Berjani për lajmi.net.
Ai ka treguar edhe çmimet aktuale të naftës në Kosovë dhe vendet e rajonit.
Çmimet aktuale në Kosovë:
Diesel: 1.22€-1.32€
Benzine: 1.21€-1.31€
Çmimet aktuale në Shqipëri:
Dizelli 1.91 cent
Benzina 1.94 cent
Çmimet aktuale në Serbi:
Dizelli 1.81 cent
Benzina 1.84cent
Çmimet aktuale në Mal të Zi:
Dizelli 1.51cent
Benzina 1.54 cent
Çmimet aktuale në Bosne:
Dizelli 1.48 cent
Benzina 1.49 cent
Cmimet aktuale në Maqedoni:
Dizelli 1.18 cent
Benzina 1.22cent
Berjani ka thënë gjithashtu se Kosova për nga çmimi i naftës renditet e dyta më e ulëta pas Maqedonisë së Veriut pasi që ata kanë akcizë më të ulët se Kosova.
Ai gjithashtu ka alarmuar se pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit, ka gjasa që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme dhe ka gjasa që të ketë një krizë globale.
Rritja ekstreme e çmimit të naftës do të rris problemet ekonomike në vend pasi që përveç saj çdo gjë tjetër ka pësuar ngritje të çmimit, duke filluar nga rryma e produktet ushqimore.
Qytetarët janë shprehur në vazhdimësi të shqetësuar në rast se mund të ketë një rritje të çmimit të naftës. /Lajmi.net/