Çmimet e teksteve shkollore dhe mbrojtja e të drejtave të autorit – Inspektorati i Tregut del në terren
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar inspektimet në terren nga dje, më 1 shtator, për të monitoruar çmimet e teksteve shkollore dhe për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të autorit. MINT përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky hap është një masë për të siguruar respektimin e kërkesave ligjore dhe…

Lajme
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar inspektimet në terren nga dje, më 1 shtator, për të monitoruar çmimet e teksteve shkollore dhe për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të autorit.
MINT përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky hap është një masë për të siguruar respektimin e kërkesave ligjore dhe për të mënjanuar shkeljet që mund të dëmtojnë konsumatorët si dhe krijimtarinë intelektuale.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka inspektuar mbi tridhjetë (30) operatorë ekonomik të ndryshëm të cilët ushtrojnë këtë veprimtari dhe në të gjitha rastet ku janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore, inspektorët e tregut kanë marrë masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi. Me qëllim të respektimit të të Drejtave të Autorit Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdoj edhe ditëve në vijim që të realizojë kontrolle të rrepta ndaj shtëpive botuese dhe shpërndarësve për të siguruar që qarkullimi në treg i teksteve shkollore është në përputhje me legjislacionin në fuqi mbi të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta”, thuhet në njoftim.
MINT ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdoj edhe ditëve në vijim që në mënyrë rigoroze të monitorojë çmimet e teksteve shkollore në të gjithë tregun, me qëllim sigurimin që ato të jenë të arsyeshme dhe të përputhshme me rregullat e konkurrencës dhe mbrojtjes së konsumatorit.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut i bën thirrje të gjithë akterëve të përfshirë, përfshirë shtëpitë botuese dhe autorët, të bashkëpunojnë me autoritetet kompetente për të siguruar një treg të drejtë dhe transparent, duke respektuar të drejtat e autorëve dhe duke siguruar çmime të arsyeshme për tekstet shkollore.
Për çdo informacion shtesë ose denoncim, qytetarët mund të kontaktojnë Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut përmes kanaleve tona të komunikimit:
Duke telefonuar në numrin pa pagesë: 0800 11000 apo përmes e-mailit zyrtar,
Email: [email protected].
#Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
#Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut
#Mbrojtja e Konsumatorit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: