Çmimet e larta të pemëve dhe perimeve: Shkak varësia nga importi

Çmimet e pemëve dhe perimeve në vend vazhdojnë të jenë të larta. Ato kanë renduar gjepin e qytetarëve, të cilët ankohense pavarësisht inflacionit, pagat e tyre nuk janë rritur. Shkak i çmimeve të larta të prodhimeve bujqësore po konsiderohet se është importi i tyre, pasi kultivimi i tyre në Kosovë bëhet më vonë. “Këto produkte…

Lajme

13/05/2024 07:56

Çmimet e pemëve dhe perimeve në vend vazhdojnë të jenë të larta.

Ato kanë renduar gjepin e qytetarëve, të cilët ankohense pavarësisht inflacionit, pagat e tyre nuk janë rritur.

Shkak i çmimeve të larta të prodhimeve bujqësore po konsiderohet se është importi i tyre, pasi kultivimi i tyre në Kosovë bëhet më vonë.

“Këto produkte kultivohen më vonë dhe dalin në treg shumë më vonë, andaj jemi të detyruar për import ku çmimet janë shumë më të larta..”, tha profesori i ekonomisë Fidan Qeriqi.

Qeriqi thotë se Qeveria duhet të punojë që këto prodhime të mos ketë nevojë të importohen.

“Ministria e Bujqësisë duhet t’i orientoj subvencionet kah serrat, në mënyra që fermerët i mbjellin këto produkte dhe të dalin më herët në treg dhe në atë formë nuk ka nevojë për import”, shtoi tutje ai.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna thotë se në muajit në vazhdim pritet të ketë stabilizim të çmimeve.

“Së pari do të ketë stabilizim të çmimeve për shkak të rënies së inflacionit, sepse nuk ka logjikë inflacioni të bie e çmimet të rriten. Nuk ka arsye, nëse ndodh kjo me të vërtet na duhet me ndërhyrë inspektorati dhe organet kompetente për të pare”, tha Rafuna.

Sipas indeksit të çmimeve për muajin mars tëpublikuar nga ASK-ja, produktet që kanë pësuar ulje tëçmimeve janë ato të bulmetit dhe vezët./atvlive.tv