‘Çmendët’ Perez, nis punën për t’i sjellë Mbappe dhe Haaland në “Santiago Bernabeu”

Afati i ardhëm veror pritet të jetë i 'nxehtë' për Real Madridin.

Sport

08/04/2021 17:19

Skuadra spanjolle pritet të bëjë disa super transferime për epokën që do të njihet si ‘Galaktikët e rinj’, shkruan lajmi.net.

Sipas Deportes Cuatro, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez do bëjë investim të madh në afatin e ardhshëm veror dhe synimi kryesor është transferimi i dyshes Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Prioritet është francezi, mirëpo Reali ka nisur bisedimet që edhe të nënshkruajë me norvegjezin.

Të dy lojtarët kushtojnë 150 milionë euro dhe për t’i fituar financat, Reali do shesë disa nga yjet e ekipit të parë./Lajmi.net/