“Çmendet” Monika Kryemadhi, heq çizmet dhe qëllon Ramën në parlament

Monika Kryemadhi nuk është përmbajtur në seancën e sotme. Pasi e quajti të çmendur dhe të sëmurë mendor kryeministrin Edi Rama, ajo ka hequr çizmet dhe ka qëlluar në drejtim të kryeministrit.

Lajme

18/12/2017 13:00

Ajo ka mbetur zbathur, duke qenë se çizmet ia kanë bllokuar punonjësit e Gardës. Për këtë arsye, burime të TemA-s bëjnë me dije se ajo ka dërguar shoferin në shtëpi që t’i marrë një palë çizme të tjera. Kryemadhi fillimisht u përplas edhe me policinë dhe raportohet se ajo është goditur edhe në Kokë.(TemA)