“Çmendet” BMW, po e shet veturën e tipit më të ri për vetëm 22 mijë euro

BMW ka bërë çmendurinë e radhës, duke mundësuar një model të ri të veturës nga seria 'M2 Competition' për vetëm 22,500 euro.

Auto & Tek

29/05/2019 22:53

Një model standard nga seria ‘M2’ kushton diku rreth 75 mijë euro, por kompania prodhuese e automobilave duket se ka menduar për konsumatorët e saj, transmeton lajmi.net.

Veturës i është vënë emri ‘San Marino’, e cila vjen me ngjyrë të kaltër metalike.

Megjithëse nuk dihet në lidhje me specifikat e veturës, kompania gjermane ka mundësuar disa fotografi të saj.

Ndiqini ato më poshtë. /Lajmi.net/