“Çmenden” serbët pas vendosjes së flamurit të Kosovës në kalanë e Artanës

Vendosja e flamurit të Kosovës në kalanë e Artanës po i pengon mediet serbe.

Lajme

15/08/2019 22:38

Një flamur i madh i Kosovës i vendosur në kalanë e Artanës, po del të jetë pengesë për mediumin publik serb “RTS”.

Madje ky televizion, kalanë e Artanës e ka konsideruar si “kështjellë mesjetare serbe”, transmeton lajmi.net.

“Institucionet e Kosovës e kanë vendosur flamurin e Kosovës në kalanë mesjetare serbe në afërsi të Novobërdës”, shkruan RTS.

Sipas televizionit publik serb, flamuri i vendosur mund të shihet edhe nga rrugët përreth.

“Pranë Kishës së Shën Nikollës, u ngrit një flamur tjetër i Kosovës dhe u ngritën disa tenda ushtarake në të cilët qëndrojnë persona  me uniformë”, shkruan më tutje ky medium.

Sipas RTS-së, autoritetet e Kosovës kohë më parë e kanë miratuar mbajtjen e meshës katolike në mbetjet e kishës ortodokse serbe të Shën Nikollës në Artanë. /Lajmi.net/

YouTube player