Clinton: Trump ka ndërtuar fushatën e tij për të nënçmuar emigrantët dhe latinët (Video)
Hillary Clinton thotë se pavarësisht spekulimeve të tij, ai po vazhdon të jetë i vrazhdë dhe shumë naiv ndaj emigrantëve.

Bota
Në fjalimin e fundit Trump ka shpalosur edhe platformën e tij të emigracionit ku edhe ka qenë shumë kritik nga emigrantëve dhe latinëve.
“Ky është vendi ku flitet anglishtja e jo gjuha spanjolle”, ka thënë Trump në një nga fushatat e tij të mbajtura, transmeton lajmi.net.
Përveç të tjerash, ai u është drejtuar edhe si “kriminelë, përdhunues dhe tregtarë të drogës”.
Trump ka akuzuar Meksikën se lejon hyrjen e paligjshme në SHBA të “kriminelëve” dhe “përdhunuesve”, dhe premtoi të ndërtojë një mur rrethues të padepërtueshëm përgjatë kufirit SHBA – Meksikë.
Ndërkaq video që ka publikuar Clinton në rrjetin e saj personal, shihen edhe shumë latinë dhe emigrantë që janë përkrahës të mëdhenj të saj.
Këtë vit 27 milionë latinë do të kenë të drejtën të votojnë./lajmi.net