Clinton merr çmimin “Paqebërësi i Shekullit”, Osmani: Mbështetja e Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë në Berlin, ka lexuar një “Laudatio”, për Presidentin Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”. Teksa lidhur me kwtw, Osmani ka bwrw njw reagim edhe nw rrjetin e saj social nw Facebook. “Mbrëmë në Berlin, pata nderin ta lexoj një ‘Laudatio’ për…

Lajme

19/03/2025 11:02

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë në Berlin, ka lexuar një “Laudatio”, për Presidentin Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”.

Teksa lidhur me kwtw, Osmani ka bwrw njw reagim edhe nw rrjetin e saj social nw Facebook.

“Mbrëmë në Berlin, pata nderin ta lexoj një ‘Laudatio’ për Presidentin Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”.

Teksa qëndroja para tij, kujtova marsin e vitit 1999, kur dëgjonim me shpresë fjalimet e tij në një radio të vogël, ndërsa përjetonim tmerret e regjimit të Millosheviqit. Sot, falë luftës çlirimtare dhe falë lidershipit të botës demokratike dhe mbështetjes bipartizane amerikane, si nga demokratët ashtu edhe republikanët, Kosova frymon e lirë dhe e pavarur.

Mbështetja e Presidentit Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane—të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.

Faleminderit, President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara. Dhe në veçanti, faleminderit në emër të fëmijëve të tashëm të Kosovës—brezi i parë që nuk po rritet në luftë e që njeh vetëm paqe”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/