Clark tregon se si kishte kuptuar për sulmin e serbëve ndaj familjes Jashari: Serbët u fokusuan të eliminonin doktorë e juristët
Gjenerali Wesley Clark ka nisur sot dëshminë e tij në kuadër të Mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë. Clark gjatë këtij deklarimi është pyetur edhe për atë se si e kishte kuptuar për sulmin që serbët kishin bërë ndaj familjes Jashari. Ai tha se këtë gjë e mori vesh nga presidenti i asajkohe në Maqedoni.…
Lajme
Gjenerali Wesley Clark ka nisur sot dëshminë e tij në kuadër të Mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë.
Clark gjatë këtij deklarimi është pyetur edhe për atë se si e kishte kuptuar për sulmin që serbët kishin bërë ndaj familjes Jashari.
Ai tha se këtë gjë e mori vesh nga presidenti i asajkohe në Maqedoni.
“Shkova ta inspektoja, kisha qenë komandant I kësaj pike për rreth 7 muaj. Menjëherë më merr ambasadori amerikan në Shkup, Chris Hill dhe me thotë se duhet të bisedoni menjëherë me presidentin maqedon kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja Jasharëve, kishte shqetësime për këtë gjë, por kur shkova të takojë presidentin Glikorov më shpjegoi se kjo vrasje do të nxiste një konflikt. Ai më tha: Shqiptarët do të kundërpërgjigjen, nuk do të pranojnë këtë që ndodhi e do t’i kundërpërgjigjen kësaj vrasje.Unë e njihja presidentin Glikorov dhe isha takuar disa herë me të. Ishte një person i arsimuar, kishte studiuar në Beograd, fliste anglisht, gjermanisht, serbisht, frengjisht- ishte shkollar I vjetër me përvojë dhe ishte një person që e kuptonte shumë thjesht situatën. Qoftë si pjesëmarrës, qoftë si vëzhgues dhe e kuptonte se çfarë po ndodhte dhe unë e mora seriozisht atë që tha”,deklaroi Clark, transmeton lajmi.net.
Ai u pyet se çfarë përmbante ky planveprim?
“Pasi takuam atë, kontaktuam menjëherë Pentagonin, t’i paralajmëroja se Millosheviqi do krijonte një konflikt të ri dhe u sugjerova që mbase duhet përsëritur paralajmërimi mbase i Krishtlindjeve më 92. E në këtë rast SHBA-të thanë se ne s’kemi asnjë politikë për Kosovën. Më 98 sulmet ndaj popullatës në Kosovë u rritën dhe u përshkallëzuan aq shumë sa ministrat e jashtëm nisën të flisnin me sekretaren e shtetit amerikan për këtë. Dhe unë e dija se c’duhej bërë në këto kushte. Por s’kishim plane konkrete. Fola me sekretaren e Shtetit për këtë, e s’kam folur me asnjë ministër të jashtëm për këtë. Më udhëzuan SHBA-të të mos flisja me askënd tjetër, por nëse më kujtohet tamam se takimet ministrore mbase në maj të ’98 më kërkuan atje të përgatisja një plan. Nuk e di a ishin ministrat e jashtëm, apo të mbrojtjes, por lindi udhëzimi të përgatisja një plan.Kur je pjesë e NATO-s në njërën anë unë i raportoja komisionit të ushtrisë, por edhe sekretarit të Përgjithshëm, por edhe në të njëjtën anë i referoja punën time edhe ministrave të mbrojtjes. Pra një herë duhet të merrja leje për të hartuar këtë planë, pra nisi me një ide ku do demostronte forcën e Amerikës me sulmet mbi Serbinë. Sepse në qoftë se ky spastrim vazhdonte ne do vazhdonim me fushatën bombarduese. Pra nëse as kjo s’funksionte kishim opsione për të shkuar në rrugë tokësore. Kur kisha biseduar me Millosheviqin në Dejton, kam biseduar disa herë madje mund të ketë qenë edhe delegacioni apo vetëm për vetëm me të. Në një prej takimeve, ai më tha se ne serbët nuk kemi asnjë shans kundër NATO-s se jeni shumë të fuqishëm dhe ankohej për këtë situatë. Por e dija se disi në thonjëza ai ishte I frikësuar sa i përket sulmeve ajrore”,theksoi Clark, transmeton lajmi.net.
Clark po ashtu tha se ishte shumë periudhë e dhimbshme ajo e luftës në Kosovë dhe se ishte krejtësisht i përfshirë në të.
“Po isha i përfshirë. Ka qenë periudhë e dhimbshme, sepse më kujtohet një brigadier nga ushtria shqiptare erdhi për t’u takuar me mua thavshikoni se cila është situate në Kosovë, ndërsa ne shihnim se cila ishte rrethana sepse në fakt po hidheshin bomba e po luftohej nëpër çdo fshat në Kosovë e flitej për të njëjtin proces”.
Clark foli edhe për periudhën e vitit 1999 , në verë të këtij viti kur sulmet ishin intensifikuar .
“Qëllimi ishte t’i vihej fund dhunës e të tërhiqeshin forcat luftarake nga Kosova, pra policia ushtarake, brigade e ushtrisë në mos gaboj edhe një regjiment i armatosur. Pra Millosheviqi kishte forca të shumta të dislokuara në Kosovë që nga pranvera e deri në verë të ’98. Kur Holbruck u kthye të takohet më ’98 po priste konfirmimin që të bëhej ambasador i OKB-së në emër të SHBA-ve dhe presidenti e dërgoi atë për të biseduar me Millosheviqin sepse dhe Shtëpia e Bardhë ishte e shqetësuar për këtë. Holbruck më mori në telefon e Millosheviq tha se I shikoj avionët e juaj mbi Kosovë, por këta janë njerëzit e mi dhe s’do I dëmtoj ata. Pra kjo ishte faza e parë e këtij operacioni të kombinuar që filluam ne. Pra ishte e qartë se s’do na dëgjonte e kjo qasje u zhvillua më tej në korrik dhe në gusht. Rreth 400 mijë civil u larguan nga fshatrat e tyre nëpër bjeshkë e male e me fëmijë të vegjël. Por serbët ishin të përqendruar që të eliminonin doktorët e juristët nëpër fshatra, se sat ë ndjekinin njerëzit nëpër fshatra”./Lajmi.net/