Clark përfundon ditën e parë të dëshmisë në Hagë

Në pyetjen e fundit në ditën e parë të dëshmisë, Prokuroria e Specializuar e pyeti gjeneralin Clark për marrëveshjen tekniko-ushtarake dhe të demilitarizimit dhe nëse Millosheviqi do të mbante fjalën për to. “Millosheviqi nëse do të detyrohej në mënyrë sipërfaqësonte do të respektonte premtimet. Por, unë nuk isha i kënaqur sepse kishte synime për të…

Lajme

17/11/2025 17:32

Në pyetjen e fundit në ditën e parë të dëshmisë, Prokuroria e Specializuar e pyeti gjeneralin Clark për marrëveshjen tekniko-ushtarake dhe të demilitarizimit dhe nëse Millosheviqi do të mbante fjalën për to.

“Millosheviqi nëse do të detyrohej në mënyrë sipërfaqësonte do të respektonte premtimet. Por, unë nuk isha i kënaqur sepse kishte synime për të sabotuar misionin e NATO-s dhe mundësisht të rifitonte kontrollin në pjesën më të madhe të Kosovës”, tha ai.

Clark tha se nuk ka informacione të konfirmuara, por supozon që në dhjetor të vitit 1998, një delegacion rus në Beograd kishte biseduar me Serbinë për fushatën ajrore të NATO-së dhe “rusët në thelb iu kanë thënë mos u shqetëso se nuk kanë për ta bërë, shko spastrojë këta njerëz si të duash”.