Clark e thotë qartë: Ushtria serbe ishte e frikësuar nga UÇK
Në Gjykatën Speciale në Hagë, po jep dëshminë e tij gjenerali amerikan Wesley Clark. Ai ka folur për UÇK-në, që ka thënë se nuk kishin as kontroll dhe as komandë, shkruan lajmi.net. “Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll, sepse komanda është kompetenca, autoriteti, por kontrollo është mënyra për ta mbikëqyrur. Me aq sa pamë ne,…
Lajme
Në Gjykatën Speciale në Hagë, po jep dëshminë e tij gjenerali amerikan Wesley Clark.
Ai ka folur për UÇK-në, që ka thënë se nuk kishin as kontroll dhe as komandë, shkruan lajmi.net.
“Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll, sepse komanda është kompetenca, autoriteti, por kontrollo është mënyra për ta mbikëqyrur. Me aq sa pamë ne, ajo nuk kishte asnjërën prej këtyre elementeve. Ne kishim disa vëzhgues ne kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por as ata nuk patën mundësi të mblidhnin informacione të besueshme”, ka thënë Clark.
Ai ka thënë se UÇK ishte grup i motivuar për të luftuar, të cilët thotë se e kishin kapur njëherë në rus por që kjo nuk kishte interes për ta.
Clark thotë se UÇK ishin thjeshtë njerëç të vetëorganizuar.
“Unë nuk kisha asnjë dyshim se ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre”, ka shtuar Clark. /Lajmi.net/