​Çka ndodh nëse dy kandidatë për Topin e Artë kanë pikë të barabarta?

Dita e madhe erdhi, mbrëmjen e sotme në Théâtre du Châtelet, PSG-ja do të përfaqësohet nga një delegacion me 40 persona edhe pse thuajse në të njëjtën orë në Marsejë skuadra do të luajë “klasiken” e madhe të Francës përballë OM. Sipas shtypit të huaj sulmuesi i PSG-së është favoriti i madh për të fituar…

Sport

22/09/2025 13:27

Dita e madhe erdhi, mbrëmjen e sotme në Théâtre du Châtelet, PSG-ja do të përfaqësohet nga një delegacion me 40 persona edhe pse thuajse në të njëjtën orë në Marsejë skuadra do të luajë “klasiken” e madhe të Francës përballë OM.

Sipas shtypit të huaj sulmuesi i PSG-së është favoriti i madh për të fituar çmimin, por me atë që ndodhi një vit më parë asgjë nuk është më e sigurt.

Në Spanjë tregojnë se edhe Lamine Yamal ka marrë mjaftueshëm vota për ta fituar këtë çmim ndërsa vetë organizatorët nuk kanë preferuar që të japin detaje rreth fituesit.

Sa i përket rregullores mësohet se në rast se dy futbollistë do të kenë numër votash të njëjta atëherë çmimi i shkon lojtarit, i cili ka marrë më shumë vende të para nga votimet. Nëse edhe në këtë aspekt ka barazi atëherë diferencën e bëjnë vendet e dyta. Nëse edhe pas këtij listimi do të ketë përsëri barazi atëherë do të jenë vendimtare vendet e treta.

Pra, në rast se dy kandidatë për Topin e Artë përfundojnë me pikë të barabarta, France Football (organizatori i çmimit) ka rregulla të qarta për ta zgjidhur:

Kriteri i parë – numri i votave për vendin e parë. Kush ka më shumë vota si fitues direkt, shpallet fitues.

Kriteri i dytë – nëse mbeten baras, shikohet numri i votave për vendin e dytë, pastaj për vendin e tretë, e kështu me radhë.

Kriteri i tretë – nëse edhe pas kësaj mbeten baras, përparësi i jepet lojtarit që vjen nga vendi me më shumë gazetarë votues (pra nga kontinenti më i përfaqësuar).

Në rastin ekstrem – nëse nuk mund të ndahet ashtu, shpallet fitues i përbashkët.

Deri më sot nuk ka pasur kurrë shpallje zyrtare të dy fituesve në të njëjtin vit, por rregulli ekziston për të mbuluar edhe këtë skenar.