Çka kërkon Torres për t’ju bashkuar Milanit?

Milan vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e Fernando Torresit. Dhe, qendërsulmuesi i Chelseas i ka bërë të qarta kërkesat e tij për t’ju bashkuar Rossonerëve.

Sport

25/08/2014 22:02

Fernando Torres avancon në listën e dëshirave të Milanit për përforcime në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Qendërsulmuesi i Chelseas i pëlqen shumë Rossonerëve që janë të gatshëm ta angazhojnë në formë të huazimit nga Stamford Bridge, ka njoftuar gazetari i “Sky Sport Italia”, Gianluca di Marzio.

Opsion që nuk pëlqehet shumë nga futbollisti i cili kërkon transferim të përhershëm. Të dielën, nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani është takuar me menaxherin e Torresit i cili e ka njoftuar se sulmuesi kërkon kontratë trevjeçare në San Siro.

Milani mendohet, Torresi është në listën e kërkesave. Gjiganti italian kërkon zëvendësuesin e Mario Balotellit dhe Torres është një emër konkret.