Civili palestinez duke u konfrontuar me forcat e armatosura izraelite qëllohet nga distanca (Video)

Vetëm gjatë këtij muaji (brenda 10 ditëve) raportohet të jenë vrarë rreth 22 palestinezë dhe 4 izraelitë.

Bota

12/10/2015 19:06

Shumica e palestinezëve të vrarë ishin të moshës së adoleshencës.

Në videon më poshtë, që po qarkullon këto ditë, shihet një burrë i moshuar palestinez duke u konfrontuar me forcat e armatosura izraelite, transmeton ljami.net.

Burri u ofrohet ushtareve duke u thënë: “Unë nuk largohem nga këtu, juve marre ju qoftë. Mos i qëlloni fëmijët, nuk është në rregull. Largohuni ju nga këtu dhe mos ejani prapa”.

Pas pak minutave, gjersa plaku është duke u konfrontuar me ushtarët e armatosur, ai qëllohet nga distanca dhe bie për toke. Nuk dihet nga kush është qëlluar, por fatmirësisht plaga e marrë nuk ka qenë vdekjeprurëse. /lajmi.net

YouTube player