Citroën Cactus M, i dizajnuar për pushime (Foto)
Citroën ka zbuluar konceptin më të fundit, Cactus M, i cili do ta bëjë debutimin zyrtar në Frankfurt Motor Show më vonë këtë muaj.
Auto & Tek
Vetura është projektuar në atë mënyrë që të përballojë të gjitha terrenet në të gjitha situatat.
I bazuar në modelin C4 Cactus, Cactus M ka një pamje më muskulore, rrota më të mëdha dhe trup më të madh, transmeton Lajmi.net.
Pjesa e brendshme e veturës është gjithashtu e bukur, me ulëset të cilat janë të dizajnuara për t’i përngjarë rrobave të notit, në përgjithësi duke u inspiruar nga vera, deti dhe surfimi.
Shikojeni se si duket vetura: