Çitaku, VV-së: Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike?
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj një postimi të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilin thuhej se FSK-ja ka shkuar për herë të parë në veri të vendit. Ajo e ka cilësuar këtë si propagandë politike të ulët, duke akuzuar LVV-në për mungesë ndjeshmërie ndaj një tragjedie njerëzore. “Jeni të…

Lajme
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj një postimi të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilin thuhej se FSK-ja ka shkuar për herë të parë në veri të vendit.
Ajo e ka cilësuar këtë si propagandë politike të ulët, duke akuzuar LVV-në për mungesë ndjeshmërie ndaj një tragjedie njerëzore.
“Jeni të neveritshëm. A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmëri njerëzore?”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook.
Ajo ka theksuar se FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një të riu që humbi jetën tragjikisht, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që FSK vepron me dinjitet dhe pa zhurmë në raste të tilla.
“Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë. Por nuk do t’ia dilni. Marrë ju qoftë”, shkroi tutje Çitaku.