Çitaku për Kurtin e Hajdarin që s’po i përgjigjen drejtësisë: Thirrje për anarki, për kaos, për vetgjyqësi

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar refuzimin e ministres në detyrë, Rozeta Hajdari që t’i përgjigjet thirrjes së gjykatës për rastin me skandalin me rezervat shtetërore, ku ajo është e akuzuar. Çitaku ka thënë se Hajdari sikurse Kurti po e sabotojnë shtetin qëllimshëm dhe po tentojnë t’i deligjitimojnë institucionet, transmeton lajmi.net. Sekretarja e PDK-së…

Lajme

10/12/2025 14:35

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar refuzimin e ministres në detyrë, Rozeta Hajdari që t’i përgjigjet thirrjes së gjykatës për rastin me skandalin me rezervat shtetërore, ku ajo është e akuzuar.

Çitaku ka thënë se Hajdari sikurse Kurti po e sabotojnë shtetin qëllimshëm dhe po tentojnë t’i deligjitimojnë institucionet, transmeton lajmi.net.

Sekretarja e PDK-së këto veprime të Kurtit e Hajdarit po i sheh si thirrje për kaos e anarki.

Postimi i plotë:

Pra, sot Rozeta refuzoi të paraqitet në Gjykatë, si e akuzuar për aferën korruptive me rezervat shtetërore.
Albini, në anën tjetër, refuzon të paraqitet në prokurori.
Në të njëjtën ditë kur Prokuroria ngriti aktakuzë për sulmin terrorist në Ibër–Lepenc.
A po e kuptoni paradoksin?
Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit.
Është përpjekje për të delegjitimuar institucionet dhe vet shtetin.
E njëjta Prokurori është në të dyja rastet.
E çka tash?
A është kjo ftesë publike për secilin që të mos t’i përgjigjet Prokurorisë?
Kjo është thirrje për anarki.
Për kaos.
Për vetgjyqësi./lajmi.net/