Çitaku: PDK nuk i ik debateve, shpresoj që edhe Kurti do të ketë kurajo për përballje

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ishte mysafirja e parë që mbërriti sonte në emisionin politik Politiko, pak para nisjes së debatit mes përfaqësuesve të partive politike. Duke folur për rëndësinë e përballjes politike, Çitaku në KAnal 10 theksoi se PDK-ja nuk i është shmangur asnjëherë debateve, duke nënvizuar se debati është thelbësor për funksionimin e demokracisë. “Debati…

Lajme

23/12/2025 20:25

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ishte mysafirja e parë që mbërriti sonte në emisionin politik Politiko, pak para nisjes së debatit mes përfaqësuesve të partive politike.

Duke folur për rëndësinë e përballjes politike, Çitaku në KAnal 10 theksoi se PDK-ja nuk i është shmangur asnjëherë debateve, duke nënvizuar se debati është thelbësor për funksionimin e demokracisë.

“Debati në demokraci është i domosdoshëm dhe PDK nuk i ikën debateve,” tha ajo, duke shtuar se shpreson që edhe kryeministri Albin Kurti të tregojë kurajë dhe t’i përgjigjet ftesës për debat të hapur politik.