Çitaku pas vrasjes që ndodhi mbrëmë në Aktash të Prishtinës: Bandat kriminale kanë marrë zemër, kjo është dorëzim

Mbrëmë në lagjen Aktash në Prishtinë një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri. Për këtë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se bandat kriminale në Kosovë kanë marrë zemër. “Bandat…

Lajme

02/09/2024 12:27

Mbrëmë në lagjen Aktash në Prishtinë një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.

Për këtë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se bandat kriminale në Kosovë kanë marrë zemër.

“Bandat kriminale kanë marrë zemër. Terror, vrasje, plaçkitje, ikje nga burgjet“, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se kjo është qeveri e dorëzuar pasi sipas saj nuk po merren masa as nga ministri i Punëve të Brendshme e as nga ministrja e Drejtësisë.

“Ku është dora e shtetit? Ku është Ministri i Punëve të Brendshme? Ku është Ministrja e Drejtësisë. Kjo është dorëzim. Qeversije e reduktuar në propagandë“, ka thënë Çitaku. /Lajmi.net/